Katër ditë më parë, një grua nga Obliqi kishte vdekur pas disa komplikimeve shëndetësore. Ajo u dyshua se ishte e infektuar me koronavirus.
Pas vdekjes, viktima u testua dhe doli se ishte e infektuar me koronavirus.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësja për informim në Komunën e Obiliqit, Arba Mirena.
“Ne e kemi pranuar raportin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për rastin në fjalë, i cili vërteton se e ndjera ka vdekur si shkak i COVID-19, duke u shoqëruar edhe me sëmundje tjera përcjellëse”, ka thënë Mirena.
E ndjera pas komplikimeve shëndetësore ishte dërguar me autoambulancë në QKUK, ku të nesërmen ka ndërruar jetë