Ekipet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot dhe nesër në Bruksel për të vazhduar dialogun.
Mediat serbe shkruajnë se Marko Gjuriq i cili është drejtor i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë do të jetë udhëheqës i palës serbe.
“Delegacioni i Beogradit do të udhëhiqet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë e Kosovës në Serbi. Në Bruksel do të diskutohet në nivelin e ekspertëve për temat që janë diskutuar javën e kaluar nga kryeministri Hoti dhe Presidenti Vuçiq”, shkruan Blic, transmeton Gazeta Express.
Nuk ka ndonjë nga pala kosovare, por është raportuar se Qeverinë e Kosovës në këtë takim do ta përfaqësojë koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni.
Së bashku me Skender Hysenin në takimin e sotëm në nivelin e ekspertëve do të jenë edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe Ibrahim Makolli.
Temat që pritet të diskutohen do të jenë të pagjeturit dhe ekonomia.