Sot në Bruksel kanë filluar takimet e nivelit teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas takimit të nivelit të lartë dhe takimit Hoti – Vuçiq.
Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka takuar koordinatorin e Kosovës për dialogun, Skënder Hyseni, dhe drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Marko Gjuriq.
“Sot, ne po vazhdojmë diskutimet politike në nivel të ekspertëve. I lumtur t’u uroj mirëseardhje në këtë mëngjes dy negociatorëve nga dy palët, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriq”, ka shkruar Lajçak.