Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se ish-anëtarët e Nismës nga Drenasi janë anëtarësuar në këtë parti.
Përmes një komunikate për media AAK njofton se këta të rinjë i ka pritur kryetari i partisë Ramush Haradinaj.
“Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot një grup të rinjsh nga Tresteniku i Drenasit, të cilët u anëtarësuan në AAK, që deri tani ishin pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate”, thuhet në komunikatë.
Haradinaj ka thënë se AAK është bërë adresë e aderimeve të rinisë.
“Aleanca është bërë adresë e aderimeve nga rinia. Përkrahja që ne i kemi dhënë vazhdimisht përfshirjes së rinisë në vendimmarrje, ka krijuar një energji pozitive drejt fuqizimit të organizatës sonë. Sot prita të rinjtë nga Tresteniku i Drenasit, që kanë vendosur të rrugëtojmë së bashku në AAK. Ai i ka siguruar të sapo anëtarsuarit se do ta kenë përkrahjen e tij të vazhdueshme, në angazhimin e tyre në proceset e shtetndërtimit dhe forcimit të mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.