Një person nga Podujeva ka vdekur pas një aksidenti me traktor. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Podujeve 22.07.2020-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin ka dal nga rruga ku dhe është rrokullisur dhe si pasojë i njëjti ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.