Site icon Televizioni 7

Ballkani i jashtëzakonshëm, e përmbys Gjilanin

Ballkani e ka përmbysur rezultatin kundër Gjilanit dhe tani është duke fituar 2:1, në ndeshjen e parafundit mes tyre në Ipko Superligë që po zhvillohet momentalisht në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Mirlind Daku së pari e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 73-të, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ibrahimovic i pasigurt për të ardhmen e vet: Disa gjëra s’mund t’i kontrollosh

Tre minuta më vonë, Jetmir Toballi shënoi gol fantastik me kokë për epërsinë e Ballkanit 2:1.

Me këtë rezultat, Ballkani do të luajë për titull në ditën e fundit të kampionatit kundër Dritës.

Ndërsa, për Gjilanin, disfata nënkupton humbje e çdo mundësi për t’u shpallur kampion.

Exit mobile version