Site icon Televizioni 7

Caktohet një muaj paraburgim për 40-vjeçarin që ia preu kokën babait me sëpatë në Fushë Kosovë

M.R. i cili dyshohet se në gjendje të çrregullimit mendor ka vrarë babanë e tij me sëpatë në Fushë Kosovë, iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata do të lëshojë urdhëresë për ekzaminim psikiatrik për të dyshuarin.

“Për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit M.R. Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, se po të gjendet në liri i pandehuri M.R mund të përsëris veprën penale, pasi që i pandehuri duke qenë në gjendje të paaftësisë mendore me datë 20.07.2020, rreth orës 17:30, në Fushë Kosovë, në shtëpinë e tij e ka privuar nga jeta babain e tij, duke e goditur të ndjerin me sëpatë në kokë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Exit mobile version