Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thumbuar shefin e saj Ramush Haradinajn me anë të një reagimi në Facebook.
Kadaj Bujupi ka shpërndarë lajmin ku Haradinaj është shprehur i nervozuar me kryeministrin Avdullah Hoti, i cili nuk e kishte marrë brenda takimit në Bruksel, ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.
Ajo ka shkruar mbi lajm se “Une nuk i kom besu nvakt”, duke aluduar për kryeministrin Hoti.
Kujtojmë se deputetja e AAK-së nuk e kishte votuar Qeverinë Hoti në ditën e formimit të saj, ajo e kishte braktisur seancën në momentin e votimit të saj.