Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar se dialogu ka nisur për njohje reciproke e sot në Bruksel fillon draftimi i marrëveshjes përfundimtare, raporton Gazeta Express.
Hoti në Facebook u është përgjigjur edhe kritikave që mbrëmë pati kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për të.
“Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar ai.
Tutje, kryeministri thotë se po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime.
“Duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë”, tha ai.