Site icon Televizioni 7

Konfirmohet vdekja e mjekut nga Gjakova si pasojë e Covid – 19

Si pasojë e infektimit me COVID-19, ka ndërruar jetë edhe një mjek nga Komuna e Gjakovës.

Kjo gjë u bë e ditur nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Ai nuk ka dashur të jap detaje tjera lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se është informuar nga IKSHKP për vdekjen e tij.

“Po, sapo e kam marrë informatën për vdekjen e tij. Për momentin nuk kemi më shumë informacion”, ka thënë Gjini për Sinjali.

Sipas të dhënave të IKSHP-së të publikuara dje, numri i vdekjeve ka qenë gjithësejtë 144.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhej në komunikatën e IKSHP-së.

Exit mobile version