Kanë nisur ndeshjet e javës së parafundit të sezonit 2019/20 në Ipko Superligë, me Gjilanin dhe Ballkanin që ballafaqohen në një duel të drejtpërdrejt për titullin e kampionit, i cili mund ta përcaktojë qysh sot kampionin.
Drita, e cila është lidere e Superligës me 68 pikë, do të shpallej kampione sot nëse Gjilani dhe Ballkani ndahen baras, raporton Gazeta Express.
Java e 32-të në Superligën e Kosovës do të sjellë ndryshime në renditjen tabelore të klubeve, të cilat po luftojnë për titull, dalje në Evropë apo mbijetesë.
Drita e mban aktualisht kreun e ligës, me një ndeshje më shumë të zhvilluar dhe katër pikë më shumë se Gjilani e pesë më shumë se Ballkani. Ndërsa, Trepça ’89 dhe Drenica janë dy klubet që po e bëjnë luftë më të zjarrtë për mbijetesë.
Trepça ’89 do të tentojë ta shfrytëzojë disfatën e Drenicës në ndeshjen e djeshme kundër Ditës për të dalë nga zona e rrezikut, gjë të cilën do ta arrinte falë goldallimit më të mirë. /Gazeta Express/
Renditja aktuale:
Lista e plotë e ndeshjeve të sotshme, të gjitha në orën 17:00:
Gjilani – Ballkani
Prishtina – Flamurtari
Feronikeli – Trepça ‘89
Llapi – Ferizaj
Dukagjini – Vushtrria