Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nga 243 rastet pozitive me COVID-19, më së shumti raste ka në Komunën e Prishtinës, 86 raste.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, pas Prishtinë, Gjilani ka më së shumti raste, gjithsej 21, pastaj Ferizaj 17, komuna e Podujevës 13 raste, Viti 12 raste, Mitrovicë 9 raste, Vushtrri 9 raste, Gjakovë 9 raste, Fushë Kosovë 8 raste, Kamenicë 8 raste, Lipjan 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 6 raste, Obiliq 4 raste, Drenas 3 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.
Ndryshe, Në 24-orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 kanë humbur jetën gjashtë persona, raste të reja janë konfirmuar 241 ndërkaq janë shëruar 143 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive.
IKSHPK kërkon nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, pasi që virusi është ende aktiv.
“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.