Kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës për luftimin e Covid-19 Lul Raka, tha se në kohë pandemie çdo veprim që duhet të merret duhet të ketë bazë shkencore.
Raka theksoi se secili profesionistë shëndetësorë e ka për obligim që t’i përgjigjet situatës dhe të kontribuoi.
Lexo Edhe:
Cili vend do të bëhet superfuqia ekonomike pas pandemisë, NY Times vjen me një parashikim befasues
“Veprimi ynë i përbashkët do të jetë që mos t’i sulmojnë njerëzit, por ta sulmojnë armikun e përbashkët që në këtë kohë është virusi”.
Anëtarët e tjerë të Bordit kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të përdorin përvojat e tyre dhe përgatitjet profesionale, me qëllim që institucionet të këshillohen për të sjellë vendime të drejta ta cilat do të kenë ndikim në ruajtjen e shëndetit publik të popullatës nga Covid-19.
Roli i Bordit është që të përgatis përgatis të dhëna dhe këshilla për segmente të ndryshme rreth pandemisë, me qëllim që Ministria e Shëndetësisë t’i ofrojë këshillat në kohë reale për të sjellë vendime të cilat i përgjigjen situatës aktuale dhe parashikimeve të ndryshme rreth Covid-19.